Mjeku shqiptar që jeton në SHBA, Mario Ademaj i cili është bërë i njohur pasi sa herë vjen në Shqipëri jep ndihmë shëndetësore falas, ka nisur ditë më parë një fushatë mbledhje ndihmash kryesisht ilaçe, për të dëmtuarit nga tërmeti.

Ademaj shkruan se është kontaktuar nga qeveria, i cili e ka ftuar t’i dorëzojë ndihmat që t’i ndajnë ata.

Ai është shprehur se e ka refuzuar këtë kërkesë, pasi ndihmat do t’i shpërndajnë vetë.

Mjeku i falenderon të gjthë ata që e ndihmuan për mbledhjen e fondeve dhe se është në gatishmëri të të gjithë shqiptarëve që kanë nevojë.