Këngëtarja e njohur Evi Reçi humbi familjen prej katër personash të xhaxhait të saj dhe miken e fëmijërisë bashkë me familjen e saj në tërmetin e 26 nëntorit.
Ajo prezanton edhe një emision, ku ka dalë për herë të parë e veshur me të zeza pas tërmetit ragjik.
“Kanë qënë ditë të vështira për të gjithë ne. Për të gjithë Shqiptarët. Shpesh herë bëjmë plane por dikush tjetër i bën për ne.
Është krijuar një plagë e madhe, edhe në zemrën time. Në tërmetit e 26 nëntorit humba shtatë njerëz të afërm.
Dhimbja ishte e madhe, një tragjedi që askush nuk e imagjinonte. Trishtimi dhe shpresa ecnin bashkë teksa prisnim për një lajm të mirë por nuk ndodhi ashtu.
Këto ditë për mua kanë qënë domethënënse, kur kupton se asgjë nuk ka më shumë vlerë sesa jeta”,shprehet këngëtarja.
Mes lotëve, ajo përcolli një mesazh shumë domethënës për të gjithë njerëzit.