Një e moshuar nga Gjirokastra ka marrë një vendim shumë emocionues. Ajo ka vendosur që pensionin e saj të vogël që nuk i del as për vetë, t’ia dhurojë familjeve të dëmtuara nga tërmeti.
Kjo është Xhevaire Xhiku nga Gjirokastra. Ajo është tronditur nga dëmet që solli tërmeti në disa zona të vendit dhe ka marrë një vendim që të emocionon.
E moshuara do të dhurojë pensioni e një muaji për nevojtarët.
Ajo shprehet për ABC News:
U trondit i gjithë vendi, u trondit e gjithë bota jo ne që i kemi motrat dhe vëllezërit tanë. Me ato mundësi që kemi, një pension timin këtë muaj nuk e doja, vetëm pensionin e burrit, aq mundësi sa kisha dhe më shumë do kountribuoja”.
Ky është një gjest shumë simbolik, por tregon shumë. Kur dihet që vlerat e pensioneve janë shumë qesharake zonja Xhiku vendosi ta dhurojë dhe vetë do ushqehet më pak.