Nje nder mediat on line me kritike ndaj qeverise Dosja .al eshte mbyllur sot ne sinkron dhe me paralajmerimin e Rames ndaj mediave. Dosja .al ne nje kohe te shkurter kishte fituar besimin e lexuesit permes publikimeve serioze, investigimeve por dhe zerit kritik dhe te pacensuruar te ketij mediumi. Por duket se nje ecuri e tille nuk ka qene ne shijet e disa personave dhe nje sulm on line i eshte bere hostit te faqes. Nje gje e tille eshte njoftuar nga vete portali .

Njoftmi me poshte

Dosja.al eshte bllokuar nga hosti. Nje denoncim i acromax media ka bllokuar median tone, me nje argument skandaloz. Behet fjale per nje foto te kapur ne nje hapesire publike, te Ylli Bakes, po po, te Ylli Bakes. Acromax media pretendonte se ka te gjitha te drejtat e personazhit ne fjale, edhe ato kur ai del ne rruge dhe fotografohet nga gazetaret tane.
Kerkesa e papranueshme e acromax media per te hequr foton e personazhit ne fjale, u refuzua me te drejte nga Dosja.al, pasi nuk kishte shkelje te se drejtes se autorit. Mirepo Anxhela Faber, me mundesite e pafundme qe i jep nje pushtet i pashpjegueshem, kur informacioni eshte me i domosdoshem se kurre, arriti ta mbylle portalin tone, duke bindur hostin per nje shkelje qe nuk eshte bere.
Ju kerkojme ndjese per kete problem, urojme qe te mos kete prapavije politike ky skandal. Kjo çeshtje do te kaloje ne gjyq, por deri atehere po perpiqemi qe faqja te kthehet sa me shpejt.