Të gjitha prokuroritë ku në territoret e tyre ka patur zyrtarisht dëme ne njerëz dhe materiale për shkak të tërmetit të 26 nentorit, kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe për të vene para drejtësisë përgjegjesit.
Procedimet janë regjistruar në prokuroritë e Durresit Tiranës dhe Krujës, ndërsa kanë nisur verifikimet edhe ne Lezhë e Kavajës. Procedimet filluan per dy vepra penale , shpërdorim detyre dhe ndërtim i paligjshëm.
Verifikimet po kryhet për godinat e shembura, ku humbwn jetwn 51 persona. Hetimi i dytë po kryhet për dëmtimin e rëndë të godinave në qytetin e Durrësit por edhe në Thumanë. Hetimi i tretë po kryhet për godinat e dëmtuara në kryeqytet. Mesohet se prokurorët kanë shkuar në terren, tek godinat e rrënuara në Durrës, Thumanë e në Tiranë ku ka marrë edhe mostrat e ndërtimit të godinave, si hekur, copat e betonit, rëra etj.
Ato mostra do të analizohen në laboratorët përkatës ku do të përcaktohet edhe nëse kanë qenë të rregullta dhe në masën e duhur për të mbajtur peshën e ndërtimeve të kryera. Gjithashtu u është kerkuar bashkive dokumentacioni nwse ka raste tw ndwrtimeve pa leje apo dhe shtesw katesh jashtë projektit.
Janë shtatë ndërtesat në Durrës dhe tre ato në Thumanë krejtësisht të shembura për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.
Por edhe qindra pallate dhe banesa të tjera që u dëmtuan, por që, duke qenë se nuk u shembën krejtësisht, nuk shkaktuan viktima, mendohet të jenë ndërtuar në mënyrë abuzive.
/Ora News.tv/