Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka bërë një reagim të ashpër në lidhje me menaxhimi9n e personave të prekur nga tërmeti që janë adresuar për tu strehuar në Kosovë.
Haradinaj shprehet se askush që hyn në territorin e Kosovës nuk do të mbetet pa strehë, ndërsa nuk ka kursyer në këtë rast as akzuat për mënyrën se si po menaxhohet procesi duke thënë se njerëz që nuk janë në nevojë po përfitojnë nga rastit.
Sipas tij, dikush po i mashtron njerëzit, po i mbush autobusët në kushte të vështira dhe ata shkojnë në Kosovë me shpresën se do ikin drejt Gjermanisë, por kjo nuk do të ndodhë.
“Çdo shtetas i Shqipërisë, që hyn në territorin e Kosovës, nuk do të mbetet pa strehë, por nuk është në rregull një zhvendosje pa kritere e njerëzve që vijnë nga zonat që nuk janë prekur nga tërmeti. Dikush po i mashtron njerëzit, po i mbush autobusët, po i sjell në kushte të vështira… është dimër, nuk është në rregull. Keqpërdorimi i kësaj gjendjeje nuk është në rregull, duhet pasur kujdes”, ka thënë Haradinaj.
(F.GJ/FAXWEB.AL)