Gjykata e Durrësit vendosi sot ‘detyrim paraqitjeje’ dy herë në muaj për studenten Xhuljana Aliaj, 25 vjeçarja që u arrestua pak ditë më parë për përhapje paniku në rrjetet sociale.

Babai i 25-vjeçares, në një intervistë për Fax Neës, shprehet i keqardhur me vendimin e Gjykatës, madje ai shton se vajza e tij thjeshtë ishte e frikësuar.

“Nuk jam i kënaqur fare. Nga biseda me njerëzit nga përvoja, nuk ka bërë ndonjë gjë që të rrijë dyerve të gjykatës. Është një fëmijë, u frikësua thirri njerëzit e vet, ndoshta dikush dhe nuk e din. Ajo ka marrë vetëm 22 like në Facebook, nuk u hap në Shqipëri e nuk u bë gurgule.

Ndoshta është dhe moshe e re, ndoshta se ashtu e ka ndje, unë jam baba dhe frikësohem për veten time. Jo një fëmijë, një femër dyerve të gjykatës, dreqi e mori. Është turp!

Nuk më kanë lënë ta takoj. Personeli janë njerëz të edukuar se ku e kanë helmin më lart nuk e di. Më thanë nuk mund ta takosh, arsyen nuk mundemi. Ishalla e kemi shtetin e fortë dhe për punë të tjera siç e ka për këto viktima që i fut burgjeve.”- u shpreh ai.