t Diaspora shqiptare në Athinë përkujtoi ditën e djeshme viktimat e tërmetit vdekjeprurës të 26 nëntorit. Shoqata, grupime dhe emigrantë të thjeshtë iu përgjigjën thirrjes së organizatës “Jeta” dhe ishin të pranishëm në mjediset e Ambasadës Shqiptare në Athinë për të bërë homazhe në nderim të tyre. “Dhimbja është e madhe, fjalët janë të tepërta, por ne të gjithë së bashku do përpiqemi të ndihmojmë për t’ia lehtësuar dhimbjen të prekurve të tërmetit”, tha znj. Elona Kataro, presidente e organizatës “Jeta”, e cila u kërkoi të pranishmëve të mbanin një minutë heshtje në nder të viktimave. Nga ana e tij, zv/ ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Athinë z. Aleks Jaso falënderoi komunitetin shqiptar për mesazhet e solidaritetit që përcollën dhe dha disa udhëzime në lidhje me dërgesën e ndihmave materiale dhe financiare në atdhe. I pranishëm ishte edhe Atasheu Ushtarak i RSH në Greqi, kolonel Roland Berzani. Më pas, në heshtje dhe me lot në sy u vendosën lule dhe qirinj në mjediset e ambasadës. Me shpirt dhe me zemër jemi pranë tyre.

L'immagine può contenere: 2 persone, tra cui Elona Kataro, persone in piedi

L'immagine può contenere: una o più persone e spazio all'aperto
L'immagine può contenere: 1 persona, spazio all'aperto
L'immagine può contenere: 7 persone, tra cui Elona Kataro, persone che sorridono, persone in piedi, pianta e spazio all'aperto
L'immagine può contenere: 13 persone, persone che sorridono, persone in piedi
L'immagine può contenere: 2 persone, persone sedute, tabella e spazio al chiuso
L'immagine può contenere: una o più persone
L'immagine può contenere: 2 persone, spazio all'aperto