t Diaspora shqiptare në Athinë përkujtoi ditën e djeshme viktimat e tërmetit vdekjeprurës të 26 nëntorit. Shoqata, grupime dhe emigrantë të thjeshtë iu përgjigjën thirrjes së organizatës “Jeta” dhe ishin të pranishëm në mjediset e Ambasadës Shqiptare në Athinë për të bërë homazhe në nderim të tyre. “Dhimbja është e madhe, fjalët janë të tepërta, por ne të gjithë së bashku do përpiqemi të ndihmojmë për t’ia lehtësuar dhimbjen të prekurve të tërmetit”, tha znj. Elona Kataro, presidente e organizatës “Jeta”, e cila u kërkoi të pranishmëve të mbanin një minutë heshtje në nder të viktimave. Nga ana e tij, zv/ ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Athinë z. Aleks Jaso falënderoi komunitetin shqiptar për mesazhet e solidaritetit që përcollën dhe dha disa udhëzime në lidhje me dërgesën e ndihmave materiale dhe financiare në atdhe. I pranishëm ishte edhe Atasheu Ushtarak i RSH në Greqi, kolonel Roland Berzani. Më pas, në heshtje dhe me lot në sy u vendosën lule dhe qirinj në mjediset e ambasadës. Me shpirt dhe me zemër jemi pranë tyre.
Athinë, homazhe dhe lule për viktimat e tërmeti
Related Posts
Jurgen Uldedaj mbron titullin IBF, fiton me K.O. kundër rivalit boshnjak! ULDEDAJ i mes më të mirëve të botës
Boksieri lezhjan Jurgen Uldedaj ia ka dalë të mbrojë titullin IBF International Cruiser pasi mposhti pas dy raundesh rivalin boshnjak Edin Puhalo. Në arenën “The Hall” 27-vjeçari shqiptar mposhti rivalin…
“Je emëruar nga bandat”/ Dështon seanca e pajtimit mes Bardhit dhe ish-kryepolicit të Shkodrës. Seanca më 6 janar
Deputeti demokrat Gazmend Bardhi dhe ish drejtori i Policisë Shkodër Edmond Sulaj në seancën e kësaj të enjte (19 dhjetor 2024), nuk pranuan ta zgjidhnin konfliktin me pajtim. Kjo bëri…