Pallatet që kanë pësuar dëme, jo të konsiderueshme duhet të rikuperohen nga vetë ndërtuesit. Kështu deklaroi Rama sot në mbledhjen e Komitetit të Ndërtimit, ose në të kundërt tha ai, do të shkojnë në burg. “Riparimet janë pjesa më e madhe dhe kushtojnë shumë. Inventari është shumë i rëndësishëm, prandaj kemi thirrur ekspertë të huaj për shkak të kësaj lukunie që bën gam gam. Besimi sot te ndërtuesit është përtokë për shkak të imazhit që krijohet.

Por godinat e reja e kanë përballuar testin. Edhe dicka, ata që i kanë ndërtuar ata që janë dëmtuar, të shkojnë ti riparojnë ose të përgjigjen para ligjit dhe të shkojnë në burg. Se nuk ka mundësi të riparojmë pallate që kanë shfaqur dëme të rikuperueshme se janë bërë gabime në zbatim. Edhe në këtë kategori ka jo pak dhe të vijnë dhe ata që i kanë bërë dhe ti riparojnë, ata që janë të riparueshme

Do të bëjmë dënimin me burg 7-15 për ata që shkelin lejen e ndërtimit. Gjithashtu arkitektët që nuk e denoncojnë ndërtuesin por i shkojnë nga pas, ata janë gardiani. Por edhe përgjegjësi për konstruksionin. Kjo ka qenë një betejë e humbur për vete, e kam humbur…po nuk u vendosën sanksione të forta. Sanksionet duhet të jenë të egra si tërmeti, në vend se ta hanë familjet e pafajshme ta hanë ata që shkelin ligjin” tha ai.