Një tërmet i fuqishëm ka tronditur kryeqytetin vetëm pak minuta më parë ndërsa lëkundjet janë ndjerë tepër të forta.
Mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.5 ballë me epiqendë sërish Durrësin, rreth 11km nga Kepi i Rodonit.
Pavarësisht se magnitida e tij ka qenë jo shqetësuese, lëkundjet janë ndjerë mjaft të forta, ndërsa kjo lëvizje tektonike vjen në një kohë kur tërmetet që prej ditës së djeshme kanë ardhur duke u rralluar në numër.
Kjo ishte lëkundja me intensitetin më të lartë e ditës së sotme, teksa gjatë gjithë kohës janë regjistruar tërmete me magnitudë nën 3 shkallë.