Pas tërmetit të 26 nëntorit sërish ka pasur lëkundje toke. Sipas Institutit te Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit jane regjistruar 9 lëkundje termeti deri në oren 07:07 të 30 nentorit.
Por duhet të theksojmë se magnituda e tyre ka qenë e ulët, në krahasim me tërmetin, që shkaktoi 50 viktima. Lëkundja me magnituden më të fortë, ishte ajo me epiqender në Lalëz, me forcë 3.4 dhe eshte matur në oren 05:16.
50 viktima, 41 persona ende në spitale, 3 prej të cilëve po kurohen jashtë vendit. Ky është bilanci sipas kryeministrit Edi Rama pas tërmetit të 26 nëntorit. Rama u shpreh se do miratohet ligji, 7-15 vite burg për ndërtuesit, arkitektët dhe supervizorët që bëjnë ndërtime në shkelje. Ai premtoi pension të veçantë për pensionistët e prekur, bursa 15 mijë lekë në muaj për studentët dhe nxënësit. Sipas një trajtim të veçantë financiar do të kenë edhe personat që humbën familjet në këtë tragjedi.