Një histori shumë interesante na vjen nga Durrësi ku një qen i ka shpëtuar jetë një familjeje pasi nuk i ka lënë që të flenë gjumë.

Anila: Jam me një zonjë që më tregon që kishte qëndruar jashtë vetëm për të shpëtuar qenin e saj. Kristina po më thoje diçka kur të pyeta që si nuk e harrove Kikon, ma përshkruaj pak këtë moment?

Zonja: Natën që ra tërmeti Kiko, ishim në gjumë ne dhe ai na zgjoji nga gjumi, na kapi nga batanija.

Anila: U shemb pallati?

Zonja: U shemb komplet pallati. Na thanë që ta lëmë qenin, por ne nuk e lëmë pasi ai na shpëtoji jetën.