Rolejt Vata, i vogli 7-vjeçar që kishte humbur pasi e ëma e nxorri nga pallti që u shemb është nxjerrë i pajetë. Pavarësisht se nëna e tij e plagosur e kishte larguar nga pallati, Rolejti nuk kishte mundur të largohej nga vendi dhe soletat e një tjetër pallati e kishin zënë poshtë.1 / 3

Rolejt Vata dhe gjyshja e tij Hajrie

Ai është nxjerrë në mesnatë nga gëmadhat dhe është gjetur në krahët e një vajze tjetër të vdekur, e cila e kishte shtrënguar fort. Identiteti i vajzës nuk dihet ende.

Nëna e Rolejtit, Ela Vata shpëtoi dhe ndodhet e plagosur, ndërsa gjyshja e vetësakrifikua duke mbrojtur me trup nipin tjetër, Santijanon, që u gjet në prehrin e gjyshes së pajetë.