Bashkia e Tiranës i bën thirrje banorëve, shtëpitë e të cilave janë klasifikuar si të pabanueshme, që të zbatojnë udhëzimin për evakuim.

Përmes një njoftimi për mediat, Bashkia e Tiranës ka publikuar listën e pallateve, që janë të pabanueshme në Tiranë.

Pallatet ndodhen në njësitë e mëposhtme:

–     Njësia Administrative 11, rruga “Fatmir Gjata”, Kodër Kamëz;

–     Njësia Administrative 4, pallati i ish-Konvikteve të Komunales së Tiranës, zona e Alliasit, Godina 1 dhe 2;

–     Njësia Administrative 4, pallati nr. 4, rruga “Myslym Keta”;

–     Njësia Administrative 6, pallati nr. 160 në rrugën “Llambi Bonata”, zona e ish-Kombinatit.

Bashkia e Tiranës u bën thirrje të gjithë banorëve të bashkëpunojnë dhe të dalin vullnetarisht nga këto ndërtesa të pasigurta për jetën e tyre, dhe të pranojnë ndihmën e ofruar për strehim dhe ushqim.

/Ora News.tv/