Tragjike, 49 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe dhjetëra të shpëtuar, ky është bilanci deri më tani i tërmetit. Kërkimet në Thumanë janë ndërprerë, ndërsa vijojnë në zonën e ish-Kënetës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në Durrës. 15 persona ende të zhdukur. Toka vijon të dridhet, lëkundja më e fortë e ditës së sotme ishte 5.1 magnitudë e shkallës rihter.

Featured image of article: 49 viktima nga tërmeti, përfundojnë kërkimet në Thumanë, 15 persona nën rrënoja, toka dridhet sërish!

SHQIPERI- 49 persona të vdekur, 750 të plagosur, 15 të humbur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Në orën 11:52, u regjistrua edhe lëkundja më e fortë e ditës së sotme, me epiqendër në Detin Adriatik me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter. Pas dy netësh ekipet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur… fatkeqësisht të vdekur.1 / 14

Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës, në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq dhe në 2 zona të tjera. Aty po zhvillohen kërkimet për 15 persona të zhdukur.  Një ditë më parë kryeministrit Edi Rama shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për qarqet Tiranë dhe Durrës. Ndërsa 27 nëntorit e shpalli ditë zie kombëtare.