Në mbledhjen urgjente me qeverinë, kryeministri Edi Rama ka thumbuar opozitën për të gjitha akuzat e hedhura pavarësisht gjendjes së jashtëzakonshme të shkaktuar nga tërmetet.

Kryeministri tha se shumë persona kanë gamgamosur në këtë vend, teksa i akuzoi si ndjellës të së keqes.

Pjese nga fjala e Ramës:

Është një sfidë e madhe, do bazohemi tek buxheti i qeverisë, tek buxheti i bashkive sicc imponon ligji për gjendjen e jashtëzakonshme por nuk mjafton dhe për këtë po punojmë për një skemë financimi që të na mbulojë një financim tërësor. Pa u kufizuar pa u mbuluar thjesht me anën tjetër që është mekanizmi i financimit të jashtëm.

Kam folur me kolegët europiane dhe para se të vija këtu po komunikoja me kryeministrin e Danimarkës dhe kështu me të gjithë. Nëse Zoti nuk ka bërë ndonjë plan tjetër do jemi për pak ditë në samitin e NATO-s dhe aty do të bëjmë një diskutim për si do të adresohet kjo plagë e hapur

Ka shumë gam gam në këtë vend sikur ndjell të keqen dhe gamgamistët kanë gamganosur njerëzit e zakonshëm duke i kthyer në skllevër të gam gamit dhe ky është një rregull i artë të reflektojmë edhe mbi këtë. Së paku për të mos harruar që detura jonë nuk ëhstë të hyjmë në korin e gam gamit por të merremi me nevojat e njerëzve.

Mund të ketë qenë fare mirë halli i secilit prej nesh dhe mund të ishin familjet tona që sot të mund të ishin gdhirë me një dy e më shumë e më pak…detyra jonë është të veprojmë njësoj sikur të jetë në trupin e familjen tonë.

Mu kujtua dikush që bënte mitingje në këtë tryezë kështu që largqoftë dhe mirë që më erdhi në mend që e thashë sepse na duhet për syrin e keq.

Le të vazhdojmë me mbledhjen për vendimet dhe për të ndarë punët.