Pamje dramatike vijnë nga qyteti i Durrësit pas tërmetit 6.4 ballë që tronditi vendin mëngjesin e sotëm.
Paraprakisht raportohet për katër viktima, ndërkohë që ka ende njerëz nën rrënoja. Po ashtu në hotel “Palma” i cili është rrafshuar plotësisht, dyshohet se ka pasur staf, por ende nuk raportohet për të dhëna zyrtare.