Kristian Preçi është një nga viktimat e tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e sotëm.
I riu në vitin 2017 doli nga burgu ku vuante dënimin padrejtësisht pas ndihmës që kërkoi në emisionin ‘Boom’.
Lajmin e ka bgërë të ditur gazetarja Arjana Toçe e cila shkruan:
‘Qofsh nje engjell ne parajse o Kristian Preci. Me shpirt lutem sot per ty. Ka humbur jeten nga termeti ne Thumane djaloshi i pafajshem qe u lirua nga burgu pas ndihmes qe kerkoi ne Boom’.
Rasti i Preçit u bë publik nga emisioni investigativ “Boom”, duke përfshirë të gjitha hallkat e shtetit, që nga policia, prokuroria, gjykata.
Ai u arrestua në shtëpinë e tij pas një deklarate të një shtetaseje sipas së cilës ai i kishte vjedhur celularin. Preçi arrestohet, dhe madje në proçesverbal, megjithëse gjatë kontrollit nuk iu gjet asgjë dhe arrestimi u bë në gjumë, u shënua se ishte kapur në flagrancë. Emisioni investigative “Boom” është interesuar për rastin duke nxjerrë në dritë, mënyrat se si veprojnë dhe gati bashkëpunojnë hallkat e drejtësisë edhe për raste të tilla flagrante. Prokurori që pranonte se për shkak të vjedhjeve të shumta, bëhen edhe shembuj.
Gjykata që vendoste ta linte në burg, pavarësisht se provat e gishtërinjve kishin rezultuar negative dhe madje telefoni I ishte gjetur dikujt tjetër. Policia që shoqëronte familjarët e verbër të Kristianit, pse kishin protestuar për vendimin karshi tij. I gjithë ky kalvar, I cili vazhdonte prej katër muajsh, mori fund sot me vendimin e Gjykatës së Durrësit që vendosi pushimin e çështjes dhe kthimin e Preçit në liri.
Një e drejtë e kthyer në vend, por pas katër muajsh padrejtësie që normalisht duhet t’I venë në lëvizje gjithë strukturat e drejtësisë në linjë vertikale.