E ndjera ka shtrënguar nipin për ta mbrojtur nga shembjet dhe gërmadhat ndërkohë që vetë ka ndërruar jetë. Një moment ky zemërthyes ky që tregon se si i vogli largohet duke qarë nga prehëri i gjyshes së vdekur .
KRUJË– Dosja.al ju sjell foto nga momenti tragjik kur një e moshuar në Thumanë ka humbur jetën poshtë gërmadhave të shembura nga tërmeti. Siç shihet edhe në foton rrëqethëse, djali i vogël që është shpëtuar ka qenë në prehrin e gjyshes së tij.
E ndjera ka shtrënguar nipin për ta mbrojtur nga shembjet dhe gërmadhat ndërkohë që vetë ka ndërruar jetë. Një moment ky zemërthyes ky që tregon se si i vogli largohet duke qarë nga prehëri i gjyshes së vdekur .
Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit 6.4 ballë ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin.