Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka njoftuar banorët se nuk duhet të përdorin ashensorin deri në njoftim të dytë, për shkak të rrezikut nga tërmeti i fuqishëm që ka goditur Shqipërinë.

“Përdorues të ashensorëve/Banor/Administator/Persona Përgjegjës, nisur nga situata e krijuar dhe dëmet e shkaktuara prej lëkundjeve të forta sizmike të datës 26 Nëntor, lutemi të merrni masat për mospërdorimin e ashensorëve deri në një njoftim të dytë. Kjo është për sigurinë e jetës për Ju dhe familjet tuaja!”, njofton ISHMT.