Kroati Vladimir Ivankoviç eshte trajneri i ri i basketbollit te meshkujve te Vllaznise. Vendimi eshte marre nga drejtuesit e shoqates te cilet kane bere te ditur njekohesisht se trajneri i meparshem Nikolai Gospodinov ka dhene doreheqjen.

E gjitha eshte bere e ditur permes nje deklarate per mediat ku thuhet:

DEKLARATË PËR MEDIAT

Klubi i Basketbollit Vllaznia njofton se traineri i ekipit të basketbollit të meshkujve z.Nikolai Gospodinov ka paraqitur dorëheqjen nga drejtimi i pankinës së kuqebluve, e cila është pranuar nga drejtuesit e klubit me qëllimin e mirë për arritjen e rezultateve të dëshiruara dhe objektivave të klubit të Basketbollit të Vllaznisë. Ndërkohë drejtimi i skuadrës i është besuar kroatit Vladimir Ivankovic i cili do të fillojë punë direkt me ekipin duke filluar nga dita e nesërme.

Nga sa mesohet, Ivankoviç eshte nje trajner me shume pervoje dhe i suksesshem teksa gjate karrieres se tij eshte 2 here fitues i Kupes ne Kroaci, 1 here i kampionatit. 1 here fitues i kupes dhe kampionatit ne Austri. ne 2012 dhe ne 2013 ka fitu cmimin si trajneri me i mire kroat. 2014 trajneri i kombetares se femrave