Ndeshja e javës së 13 të Superligës mes Vllaznisë dhë Teutës është ndërprerë për shkak të një difekti në sistemin e ndriçimit në stadiumin “Loro Boriçi”, të inauguruar vëtëm pak vite më parë.

Ishtë minuta e 15 teksa gjatë një aksioni të ekipit vendas papritur dritat e stadiumit u fikën, dukë lënë në errësirë impantin. Mësohet se një nga katër ndriçuesit e mëdhenj te stadiumit ka dalë jashtë funksionit. Kjo situatë nuk zgjati shumë, pasi në harkun e disa minutave dritat u ndezën, ç’ka solli më pas dhe vazhdimin e lojes.

Gjithsësi kur të gjithë mendonin se tani do të riniste ndeshja ndodhi sërish një ‘black-out’, duke krijuar idenë se sfida do ndërpritej përfundimisht. U deshën disa minuta për të rikuperuar problemin, duke bërë që takimi të niste për herë të tretë brenda harkut kohor të 40 minutave. Ndërkohë për shkak të kësaj që ndodhi në fundin e pjesës së parë arbitrat akorduan 13 minuta shtesë.

Kjo nuk është hera e parë që kjo situatë ndodh këtë sezon në Superligë, pasi më herët diçka e ngjashme ndodhi edhe në kryeqytet në sfidën mes Tiranës dhe Teutës. Si rrjedhojë federata mori masa teksa për disa javë nuk lejoi të luhej asnjë ndeshjë me drita, por diçka e tillë u la pas me kalimin e javëve.

Gjithsësi së bashku me Elbasan Arena-n, Loro Boriçi është stadiumi tjetër në vend që plotëson kushtet që një sfidë të luhet në orët e mbrëmjes.

Video// “Rama ik” thirrjet edhe ne “Loro Borici” // kliko videon ?

Posted by EeTimes.al on Sunday, November 24, 2019