Tre automjete të parkuara janë përfshirë nga flakët pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës.

Burime për JOQ Albania bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pak metra pranë Kishës Katolike Françeskane të qytetit.

Siç shihet dhe në videot e dërguara në redaksinë e JOQ Albania, flakët kanë shkrumbuar plotësisht tre automjetet.

Dëshmitari tregon se janë dëgjuar tre shpërthime tritoli, ndërsa shton se se ngjarja ka shkaktuar panik dhe frikë tek banorët.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërkohë ende nuk ka një njoftim nga policia.

Mesazhi i plotë:

Prsh joq. 3 makina hellen ne ere ne shkoder para pak minutash. Tre here ka gersit tritoli dhe pak minuta ma vone kan ardhe dy zjarrfikse.Po u remem shume se ashte ora shume vone.”