Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të mbyllë hetimet për një nga grupet e ‘Dosjes 339’, që ka lidhje me abuzimin e pronave në Tale, Shëngjin dhe Rana e Hedhun.
Pjesë e këtij grupi është dhe ish-deputeti i PS në Lezhë Arben Ndoka dhe disa prej familjareve te tij,qe kane shërbyer si zyrtare në Lezhë.
Gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno bën me dije se Ndoka dhe të pandehurit e tjerë janë paraqitur në prokurori për tu njohur me akuzën.
Veprat penale që akuzohen janë ‘Falsifikimi i dokumenteve”, ‘Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal. Të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetar.
Mes te pandehurve Gjevi Ndoka, Erald Osmaci, Bledar Cara, Bled Ndoka, Lule Zeneli e persona të tjerë.