Kryeministri Edi Rama është ndalur tek krimi i organizuar dhe tek asetet e sekuestruara. Rama shtoi se është akuzuar gjithmonë si partia e krimit, aq sa janë infektuar edhe ata vetë, ndërsa theksoi se as ai dhe askush në PS nuk është i rënë nga qielli. Kryeministri krahasoi shifrat dhe u shpreh se deri në vitin 20133 janë sekuestruar 1.7 milionë euro asete nga krimi i sekuestruar ndërsa në kohën që ai ka qeverisur janë sekuestruar 87.9 milionë euro. Më tej Rama theksoi se këta gjëra nuk pasqyrohen pasi sipas tij e vërteta s’ka veshur pantallonat ndërkohë që gënjeshtra ka bërë gjysmën e rrugës.

“Është kthyer në një shenjë në fytyrën e Shqipërisë si rezultat i përpjekjes masive, komplet të papërgjegjshme të kundërshtarëve tanë politikë. Shikoni vrasje…unë lexoj në facebookun tim çdo ditë në komënte ‘vriten njerëzit përditë’ ‘vritën njerëzit rrugëve’. Ku janë këta njerëz? Janë në atmosferë, janë në lajme. Para dy ditësh hapa një nga ato portalet se kishte në titull pesë policë të vrarë, natyrisht nuk ishin vrarë në Shqipëri. Në kohën e atyre që sot na flasin neve për krime e vrasje ishin mbi 100. Janë vrarë 126 veta, thuajse një person në dy ditë në vitin 2012. Sot jemi në shifër më të ulët. Tani të vijmë në asetet e sekuestruara. Ne jemi të akuzuar si partia që përfqëson krimin, aq sa brenda nesh disa janë sugjestionuar nga kjo propagandë. Ne nuk jemi të rënë nga qielli dhe as kemi mbirë nga tokë në vitin 2013.