Lici foli në lidhje me informalitetin në sport, teksa bëri me dije se është i gatshëm të largohet nëse ka alternativa më të mirë se ai.

“Një trajner që merr 5-6 mijë euro në muaj ka kontratë 500 mijë lekshe! Presidenti Gjici e ka pranuar me zë dhe me figurë që kemi informalitet në sport. Ju thoni që s’ka. Jeni në të drejtën tuaj. Le të na gjykojnë qytetarët shkodranë. Janë të gjitha kontratat në FSHF. Rrini me këmbë në tokë. Nuk kemi moshë dhe arsye të gënjejmë, sepse ky është realiteti i futbollit.

Unë them se kam punuar me seriozitet në këtë periudhë. Hetimi 3-vjeçar ka për ta nxjerrë. Unë jam ky që jam fal sportit dhe familjes. E kam nisur si qytetar për të kontribuar për Vllazninë. Në qoftë se ju nuk jeni dakord me mua, mund të bëni zgjedhje tjetër, unë jam shumë i hapur.

E di që kjo gjë është shumë e rëndë për buxhetin e Bashkisë, por ky është realiteti. Të gjithë jemi dashamirsa kur bëhet fjalë për Vllazninë. Në qoftë se ka alternativa më të mira se unë, jam i gatshëm të is”, u shpreh Lici.

PANORAMASPORT.AL