Gjyqtari i Shkodrës, Andri Ymeri, të cilit mbrëmjen e djeshme iu dogj makina, teksa ishte parkuar në afërsi të kishës Françeskane.

Gjyqtari Ymeri ka deklaruar se ngjarja ka lidhje me detyrën, por ka theksuar se ta harrojnë se mund t’i bëjnë presion.

“Duhet të jemi të përmbajtur, normal ka lidhje me detyrën. Nese kam qenë unë shenjestra, shkak është detyra. Jam i shqetësuar, por gjyqtari duhet të jetë i rezervuar.Ta harrojnë se mund të më bëjnë presion”, ka thënë gjyqtari Ymeri.

Mbrëmjen e djeshme në Shkodër janë shkrumbuar nga flakët dy makina, njëra prej të cilave është e gjyqtarit Andri Ymerit, gjyqtarit të Shkodrës. Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

Për këtë ngjarje Policia në një njoftim zyrtar sqaron se janë djegur dy mjete, njëra prej të cilave është makina Mercedez-Benz, në pronësi të gjyqtarit, Andri Ymerit, që sipas saj është djegur plotësisht. Sipas policisë dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.Për këtë ngjarje deri më tani janë arrestuar dy persona.

ANDRI YMERI: TA HARROJNE SE ME BEJNE PRESION

Posted by EeTimes.al on Monday, November 25, 2019