Në mbledhjen e radhës të jashtëzakonshme të qeverisë kryeministri Edi Rama ritheksoi edhe njëherë se në janar do të fillojë zbrazja e hoteleve.
Kreu i qeverisë tha se të strehuarit në hotele duhet ti lënë këto të fundit, ndërsa do të akomodohen në banesa me qira, të paguara nga qeveria. Po ashtu Rama thekosi se në 15 dhjetor është afati i fundit që familjet më të prekura nga tërmeti të futen në shtëpi të re.
“Hotelet në janar do fillojnë të zbrazen nga të gjithë. Mos harroni në datën 15 është afati fundor për të sistemuar në shtwpi familjet më fatkeqe, për ta duhet të mbarojë procesi dhe duhet të jenë në shtëpi edhe ata kalamaj që isha unë mbrëmë duhet të shkojnë në shtëpi. Duhet gjetur mënyra që të kujdeset për njërin që e ka nënën në spital dhe ka humbur të tjerët, duhet të gjejmë një kujdestar se nuk mund ti japim celsat një fëmijë, daja jeton në Angli ka ardhur përkohësisht. Duhet të marrim masa që të jetë e plotësuar, e të gjithë kujdesin e nevojshëm. Asnjë nga ata që e kanë pasur shtëpinë në pallatet e shembura nuk duhen të shkojnë më atje, të gjithë do i sjellim këtu”, tha Rama.