Pastaj vjen faza e tretë, e cila nis pasditen e 14 Janarit dhe në ditët në vijim, ku ata që e pësuan më shumë ishin ata që u dënuan dhe u futën nëpër burgje. Shumë prej tyre u përndoqën e masakruan nga hetimet.

Shumë njerëz thonë se në atë kohë sistemi ishte në grahmat e fundit. Në 14 Janar ai sistem nuk ka qenë në grahmat e fundit, madje ka qenë më i fortë, hakmarrës dhe po përpiqej të kundërpërgjigjej më ashpër sepse pas 50 vitesh kishte një kundër reagim ndaj sistemit.

14 Janari theu frikën dhe sot e dimë çfarë ka ndodhur në Lindje. 14 Janari është një ngjarje e organizuar, dhe sim e tillë ka qenë ai e jashtëzakonshme.

Natyrisht se në atë kohë nuk ka pasur forca opozitare pluraliste, ato nisën me lëvizjen e studentëve. Dihet që pas euforisë së fillimit, kushdo që do ta kishte në dorë, populli nuk ishte duke i dhënë votë një personi të caktuar apo një partie të caktuar, por populli do të mbështeste cilëndo që dilte kundër sistemit

https://www.facebook.com/eetimes.al/videos/473841396862074/UzpfSTEwMDAwMDM1MTAyNzg3NjoyODQzMjg2MTk5MDI2Mzg2/