Në takimin e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit me praninë e nënkryetarëve të Bashkisë Shkodër, z.Onid Bejleri dhe zj.Teuta Qyteza, kryetari i Bashkisë Vau Dejës, z.Kristian Shkreli, përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, bashkive të qarkut, dhe institucioneve ligjzbatuese në fushën e turizmit diskutuam mbi mbarëvajtjen e sektorit të turizmit #QarkuShkoder .
U theksua rëndësia e punës përgatitore dhe masat e marra nga Njësitë e Qeverisjes Vendore dhe Institucionet Rajonale për menaxhimin dhe mbarëvajtjen e këtij sezoni turistik përfshirë këtu: menaxhimin e zhurmave, ruajtjen e rendit dhe sigurisë me vëmendje të shtuar në plazhe, kryerjen e shërbimit shëndetësor, furnizimin me ujë të pijshëm, energji elektrike, mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin, sinjalistilën turistike.
Kërkova angazhim maksimal të të gjithë strukturave të pushtetit vendor dhe atij qendror në mbarëvajtjen e një sezoni turistik sa më të suksesshëm dhe atraktiv për turistët që vizitojnë bukuritë e rralla të Qarkut Shkodër.
Sezoni turistik / Prefektja Angoni mbledh Komitetin Rajonal e Zhvillimit te Turizmit
Related Posts
“Do të ketë të njëjtin fat si Salianji”, paralajmërimi i Berishës: Gazment Bardhi do të jetë në burg…
Gjatë një fjalimi nga dritarja e shtëpisë ku ndodhet në arrest shtëpie, Sali Berisha bëri një paralajmërim për të ardhmen. Ai riktheu në fokus arrestimin e deputetit demokrat Ervin Salianji,…
Pse kaq shumë zhurmë për parkimet me pagesë në Shkodër, një projekt i nisur herët që po konkretizohet sot!
Kjo e shtunë, për politikën lokale të Shkodrës ka qënë e fokusuar në një temë dite, parkimet me pagesë të Shkodrës. Në fakt zhurma e sotme duhej të ishte bërë…