Isa dhe Shemsedin Abazi janë dy vëllezër nga Kosova të cilët u shuan nën rrënojat e hotel “Tropikal” në Durrës, të shembur nga tërmeti. Të rinjtë kishin arritur të kërkonin ndihmë me anë të celularit, por pas mbi 10 orë nën rrënoja, ata nuk mundën të mbijetonin. Vëllezërit kishin shkuar për punë në Durrës. Kanë lënë pas fëmijët e tyre, njëri 4 të vegjël dhe tjetri dy fëmijë. Vite më parë, familja Abazi është prekur nga një tjetër tragjedi, ku djali i tyre ishte goditur për vdekje me thikë në një pishinë. Tashmë në familjen Abazi ka mbetur vetëm një djalë i cili do të përkujdeset për të gjithë anëtarët e tjerë.
Historia e trishtë e dy vëllezërve kosovarë nën rrënojat e ‘Tropikalit’ – Vite më parë u kishin vrarë vëllanë
Related Posts
Metamorfoza’, SPAK përfundon hetimet për biznesmenin Pëllumb Gjokën, akuzohet për vrasjen e Gjin Ndojit
Pas disa muaj hetime ndaj anëtarëve të grupit të strukturuar kriminale, në kuadër të dosjes ‘Metamorfoza’, SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe 6…
Bujtinat “bum” rezervimesh, Dardha: Parku Kombëtar i Alpeve është ndër destinacionet më të vizituara
Parku Kombëtar i Alpeve që përfshin, Luginën e Valbonës, Thethin, Vermoshin, Bogën dhe lumin e Gashit vijon të mbetet një ndër destinacionet më të vizituar me një turizëm gjithëvjetor. Drejtori…