Katalunja ka mbyllur baret dhe restorantet ditën e sotme, ndërkohë që shkollat po rimbyllen në të gjithë Europën për shkak të masave të forta antiCovid

Liderët europianë kanë shprehur frikën e një makthi tjetër të krijuar nga Coronavirus, pasi janë rritur ndjeshëm rastet në hyrje të dimrit.

Barcelona ka vendosur të mbyllë baret për 15 ditë si një masë “edhe pse e dhimbshme por e nevojshme” pas shtimit të 11 mijë rasteve në hapësirën kohore prej një jave.

Ndërsa jeta sociale vijon të mbyllet në të gjithë Europën, disa qeveri kanë detyruar vendet e tyre të mbyllin edhe shkolla. Çekia dhe Moska gjithashtu kanë bërë të njëjtën gjë.

Belgjika paralajmëroi një mbyllje tjetër, ndërkohë që Gjermania pa të rriteshin ndjeshëm rastet këto ditë.

Ndërsa Franca pritet të prezantojë masat e reja më vonë.