
Shkruan ne facebook Drejtuesi Politik i PS ne Qarkun Shkoder Benet Beci
Si sot para 2 vjetësh qindra banorë të Dukagjinit organizuan një nga protestat më të vërteta të bëra ndonjëherë në vend për rrugën e munguar të Dukagjinit. Sot me financimin e Qeverisë Shqiptare ndërtimi i rrugës Prekal-Kir-Breglum-Theth ka përparuar shumë e po projektojmë lidhjen me Tropojën e Gjakovën.
Mikpritja e takimi i sotëm ishin mbresëlënës. Marjana e Marjani janë dy të rinj fantastikë. Dukagjini do të ketë përfaqësues të denjë në Parlamentin e ardhshëm. Jam i sigurt që suksesi i Thethit si kartolina e turizmit malor të Shqipërisë në Europë do të shumëfishohet në Kir, Shosh e Shalë me hapjen e unazës së Alpeve. Një falënderim për Mikelin për këtë organizim në zemër të Njësisë Shalë, në Breg Lumi. Punë të tjera na presin.
Më 11 maj Dukagjini, si e gjithë Shkodra, do të votojë Partinë Socialiste!