Shqipëria është në zi sot në nderim të Papa Françeskut që u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, në shenjë respekti, institucionet publike dhe zyrat shtetërore kanë ulur flamurin kombëtar në gjysmë shtizë, ndërsa institucionet kulturore kanë ndërprerë aktivitetet e tyre.
Për të respektuar ditën e zisë Partia Socialiste ka ndërprerë aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore gjatë ditës së sotme.

Rama kishte planifikuar që gjatë kësaj të shtune të zhvillonte takimet elektorale në qarkun e Fierit, por ka vendosur t’i shtyjë ato.

Ndërkohë përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë, teksa ka publikuar një video të Françeskut, thotë se ai ishte jo vetëm një Papë i jashtëzakonshëm, por edhe një mik i jashtëzakonshëm i Shqipërisë.

Kreu i opozitës Sali Berisha ka vendosur t’i vijojë takimet e tija elektorale, por duke por duke respektuar disa rregulla të mortit, siç është mbajtja e 1 minutë heshtje para çdo aktiviteti.

Tv Klan