
Në vijim të informacionit të dhënë me datë 24.04.2025 për një aksident në fshatin Jubicë, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, për shtetasin (viktimë) M. O., 68 vjeç, i cili duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit duke dalë nga rruga.
68 vjeçari ka humbur jetën në Spitalin e Traumës Tiranë.