
Sot patëm nderin të takoheshim me ish-të përndjekurit politikë të Shkodrës, njerëz që me qëndresën e tyre të jashtëzakonshme mbajtën gjallë dinjitetin, shpresën dhe idealin e lirisë në vitet më të errëta të diktaturës.
Sakrifica e tyre nuk është thjesht një kujtim i së shkuarës – është një thirrje për të gjithë ne që të mos dorëzohemi përpara padrejtësisë, mashtrimit dhe varfërisë morale që po përjeton sot vendi.
Së bashku, në nderim të sakrificës së tyre, do ta bëjmë Shqipërinë vendin e dinjitetit, të lirisë dhe të mundësive për të gjithë.