Me biznesmenët dhe sipërmarrësit e Shkodrës, për zhvillimin e Shqipërisë që prodhon!

Prezantuam programin e Partisë Demokratike për zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen e sipërmarrjes shqiptare – një program që vendos në qendër “Made in Albania”, si një vizion i qartë për të kthyer Shqipërinë në një vend që prodhon, eksporton dhe rrit mirëqenien.

Ndamë vizionin e një qeverisjeje që i sheh sipërmarrësit jo si armiq, por si partnerë strategjikë për zhvillimin e vendit. Diskutuam hapur për sfidat e përditshme dhe dëgjuam me vëmendje çdo propozim të tyre.

Programi ynë përfshin masa konkrete si:

– Sistem fiskal i thjeshtë dhe i qëndrueshëm për 4 vite

– Taksa e sheshtë 10% mbi të ardhurat dhe kapitalin

– Zero tatim për biznesin e vogël dhe profesionet e lira deri në 18 milionë lekë në vit

– Krijimi i Zonave të Lira Ekonomike dhe Bankës Shqiptare të Zhvillimit

– Grante dhe stimuj për emigrantët që rikthehen për të investuar në atdhe

Ka ardhur koha për një ndryshim të vërtetë. Një qeveri që qëndron në krah të sipërmarrësve dhe ndërton një ekonomi që i shërben çdo qytetari.

Shkodra voton për zhvillimin!

Shkodra voton për Partinë Demokratike!

#shqiperiamadheshtore#shkodramadheshtore#voto1