Takimi me banorët e njësisë administrative Berdicë, ishte një tjetër dëshmi e lidhjes së fortë që kemi ndërtuar me qytetarët. Zëri i tyre, nevojat dhe shpresat që ndajnë me ne, janë shtysë e fortë për të vijuar me përkushtim rrugën e punës dhe zhvillimit.
Së bashku me Kryetarin e Bashkisë, z. Benet Beci dhe ekipin tonë, jemi të vendosur që pas 11 Majit të intensifikojmë punën për të sjellë ndryshime dhe zhvillim të qëndrueshëm për këtë zonë.