
Vijojmë me takimet në terren me qytetarët e Shkodrës – sot në Dobraç!
Së bashku me banorët bashkëbiseduam për shqetësimet që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme: Mungesa e kanalizimeve
Rrugët e paasfaltuara
Probleme të vazhdueshme me certifikimin e pronave
Nevoja për shërbime publike më funksionale dhe të ndershme
Dobraçi, si shumë zona të tjera të Shkodrës, është lënë në harresë nga një administratë që ka zgjedhur indiferencën ndaj nevojave reale të qytetarëve.
Gjatë takimit, shpalluam edhe programin e Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore (ASHM), i cili sjell:
Investime në infrastrukturë dhe kanalizime
Zgjidhje për legalizimet dhe certifikimin e pronave
Përkujdesje për lagjet dhe komunitetet e harruara
Një administratë që punon në shërbim të qytetarit