Prokuroria dyshon se është vrarë për shkak të detyrës.Rreth tri javë pas vrasjes së policit Muhamed Lika në Kaçanik policia në një aksion ka arrestuar 7 persona si të dyshuar.

Sipas dyshimeve të prokurorisë motivi i vrasjes lidhet me punën e tij si pjesëtar i Policisë së Kosovës. Drejtori i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, ka theksuar se disa prej të arrestuarve kanë të kaluar kriminale. 

Në mesin e të arrestuarve është edhe djali i një polici.

Në mesin e të arrestuarve është një ish-pjesëtar i FSK-së. Muhamed Lika u vra më 1 Prill derisa po kthehej nga puna në banesën e tij.