Kjo voter kulturore qe ka percjelle nder breza identitetin e malësorëve asht nji iniciative per tu pergezue dhe uroj fort ne te ardhmen me kriju mundesi me i mbeshtet.

Me antaret e shoqates kulturore “Besa Shosh” nji grup i artisteve folklorik te treves t’Dukagjinit. Kanga e folku i tyne per shum nga brezi i ri e jo vetem, ka kene lidhja e vetme me origjinen e traditen tone. Kanget e tyne jane ato qe gjithmone kan kallxu historine e traditat e Dukagjinit, vujtjet, rezistencen, bukurine e mbi tana Besen. Ky kand i bukur, i ndertum nga Ndoc Fusha, n’fshatin Bardhaj, mbledh kangtar e artista, qe prap vazhdojne e mbajn gjalle traditen e kanges folklorike, me kangtar e instrumentalista t’hershem e tash edhe t’ri, e ne rreshtat e kangve tyne sot kumbon historia e vjeter e bukuria e treves tone. Ju falemnders artista!
Artistat e pranishem: Kol Gjoni, Ndoc Fusha, Fran Kodra , Gentjan Gropa, Gzim Zefi, Bardhok Lucaj, Kol Martini, Noel Pjetri dhe shum te tjere qe ndodheshin jasht shteti ne evente kulturore.