“Asnjë rrugë nuk është e lehtë, por çdo mundësi vjen nga përpjekja.”
Kjo shprehje çdo herë më ka motivuar të ec përpara, pa u trembur nga sfidat që më vinin përballë. Kam kuptuar se suksesi nuk është dhuratë, por arrihet me punë dhe përkushtim.
Nuk kam pritur që jeta të më ofronte mundësi në pjatë të argjendtë. Përkundrazi, çdo mundësi e kam ndërtuar me punë dhe përkushtim.
Nuk pata kurrë luksin te dorëzohesha dhe çdo sfidë me shtyu te ec përpara.
Sot, pas kaq vitesh përpjekje, e di me siguri një gjë: Shqipëria nuk ndërtohet nga ata që presin, por nga ata që veprojnë. Nuk është rruga më e lehtë që na çon përpara, por ajo më e drejtë, e ndërtuar mbi punën, përkushtimin dhe sakrificat e përditshme.
Jam këtu sepse besoj në potencialin e këtij vendi. Besoj në një Shqipëri që nuk ndalet, një Shqipëri që nuk ikën, por që ndërton, zhvillohet dhe rritet për të ardhmen e të gjithëve. Prandaj ju ftoj të zgjidhni numrin 5 në fletën e votimit dhe të bëni realitet ëndrrën tonë për t’u bërë pjesë e Familjes së Madhe Europiane!
Për një Shqipëri Europiane!
Më 11 maj, zgjedhim për të ecur përpara.
Zgjedhim nr. 5 🖐️Partinë Socialiste🌹
#BashkëNëBE🇦🇱🖐️🇪🇺