
Në këtë listë, qytetarët shohin figura të njohura dhe të respektuara, që kanë kontribuar në vazhdimësi në jetën politike e qytetare të Shkodrës dhe Malësisë së Madhe. Emra si Ramiz Çobaj, Xhevdet Amuli, Anton Kokaj dhe të tjerë, përfaqësojnë përvojën, angazhimin dhe integritetin në shërbim të komunitetit.
Pjesë e kësaj liste janë edhe personalitete të spikatura të qytetarisë shkodrane si Valbona Quku – Lisha, Franc Shkëmbi, Naim Hasani, Elvisa Drishti, Arben Gjuraj, të cilët sjellin vlera, dinjitet dhe vizion për përfaqësim të denjë.
Kjo është një listë që nuk ka lidhje me abuzimin me pushtetin apo pasurinë publike, por që synon të ofrojë drejtësi, përgjegjësi dhe përfaqësim real.
Qytetarët e Shkodrës e kanë në dorë të zgjedhin të ardhmen që meritojnë.