
Bashkë me drejtuesin politik zotin Luçiano Boçi dhe Matilda Matija, ishim sot në Velipojë për të takuar dhe dëgjuar nga afër banorët e zonës.
Shqetësim i tyre mbetet largimi i të rinjve. Dhe ky nuk është vetëm një shqetësim lokal: është një thirrje për të gjithë ne që duam një Shqipëri të gjallë dhe plot jetë në çdo cep të saj.
Programi ynë, si pjesë e Partisë Demokratike, fokusohet pikërisht në këtë:
– Krijimin e mundësive për të rinjtë në zonat rurale,
– Investime në infrastrukturë dhe shërbime publike,
– Zhvillimin e turizmit dhe bujqësisë,
– Lehtësira për sipërmarrësit e rinj, që të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendin tonë.
Velipoja ka potencial të jashtëzakonshëm, por ajo ka nevojë për përkujdesje, investim dhe vizion të qartë. Dhe këtë vizion ne po e sjellim, bashkë me njerëzit që besojnë te ndryshimi.
#shqiperiamadheshtore #shkodramadheshtore #voto1







