Kandidatët në garën për zgjedhjet e 11 Majit kanë nisur një e nga një të publikojnë tashmë edhe spotet e tyre elektorale.

Një prej të cilëve ka qënë edhe kandidati i PS në Shkodër, Besmir Lesha.

Të sjellë në një mënyrë origjinale ndryshe nga të tjerët me voiceover të transmetuar nga vetë ai Besmir Lesha ka ndarë me ndjekësit e tij edhe një detaj që mungon në kandidatët e tjerë, trashëgiminë dhe lidhjen e fortë me Shkodrën.

Spoti fillon me një pikturë nga bexhisteni I vjetër i Shkodrës, pazari historic ku në të shquhet gjyshi i tij Xheladin Lesha së bashku me tregtarë të tjerë të Shkodrës.

Xheladin Lesha njihet ende në Shkodër si një nga tregtarët e duhanit në Shkodër, i lindur në Shkodër dhe i rritur pranë Urës Dervishbeg në qytet.

Më pas ashtu sic thuhet edhe në spot, Besmiri tregon lidhjen e ngushtë me qytetin dhe familjen, pranë kalasë legjendare të Shkodrës së bashku me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij.

Në mbyllje mesazhi i drejtohet të gjithë banorëve të Qarkut të Shkodrës, të cilët kanë mundësi dy alternativa atë të zhvillimit të këtij qyteti punë kjo e cila ka nisur tashmë prej dy vitesh me projekte ambicioze nga kryebashkiaku Benet Beci.

Një nga ju,  për të gjithë Ju – Një frazë në mbyllje dhe një ftesë për të gjithë që Besmir Lesha të jetë zëri i të gjithëve në parlamentin shqiptar pas zgjedhjeve të 11 Majit.

Shkodra ka mundësi pas pak ditësh të mbështesë djalin e saj të rritur në këtë qytet dhe që ka kontribuar në këto vite me përkushtim për ti shërbyer gjithsecilit!