Në këtë ditë të shenjtë të Pashkës, pata kënaqësinë dhe emocionin e veçantë të vizitoja shtëpinë muze të Nënë Terezës në Shkodër. Ky vend, i mbushur me frymën e sakrificës, dashurisë dhe shërbimit ndaj tjetrit, është një simbol i fuqishëm jo vetëm për qytetin tonë, por për mbarë njerëzimin.

Në ditën e Ringjalljes, mesazhi i Nënë Terezës për paqe, dashuri dhe shpresë merr edhe më shumë kuptim.

Gëzuar Pashkët të gjithëve – qofshin këto ditë një mundësi për reflektim dhe rilindje shpirtërore!