
Sot vizitova fasonerinë “Melgushi”, ku më priti z. Fredi Melgushi dhe pata mundësinë të takoj nga afër gra e vajza që çdo ditë punojnë me durim e dinjitet për të mbajtur familjet e tyre.
Biseduam për sfidat që përballin çdo ditë dhe për nevojën që shteti të jetë pranë njerëzve të punës, jo t’u rrijë mbi kokë me taksa, padrejtësi dhe harresë.
Respekt për çdo punëtore që me duart e saj mban gjallë ekonominë lokale. Shkodra e nesërme ndërtohet me punë, jo me premtime boshe.
#shqiperiamadheshtore#shkodramadheshtore#voto1

