
Kënaqësi të vizitoja sot nga afër fabrikën “Alb-Konf”, një sipërmarrje me kapital italian që operon në Shkodër që prej vitit 2005.
Gjatë vizitës u njoha jo vetëm me produktet cilësore të destinuara për eksport, por edhe me sfidat reale që përballet biznesi vendas në përditshmëri.
Programi i Qeverisë Shqiptare për katër vitet e ardhshme parashikon mbështetje të plotë për sektorin e fasonerisë, përmes reformave konkrete që nisin nga janari 2026, me rritjen e pagës minimale në 500 euro.
Mesazhet pozitive dhe mbështetëse nga vetë punonjësit më japin bindjen se fryma e Shkodrës për zhvillim dhe stabilitet do të konfirmohet më 11 maj, duke votuar nr. 5 — Partinë Socialiste, si e vetmja alternativë serioze për të ardhmen e qytetit tonë.