Një tjetër lajm i mirë🙏

Shkolla 9-vjeçare “Ismail Qemali” dhe kopshti “Ton Alimhilli” do të rikonstruktohen plotësisht bashkë me palestrën e gjimnazit “28 Nëntori”, ndërsa do të ndërtojmë fushat sportive në shkollën “Tring Smajli” në Njësinë Administrative Rrethina.

4.5 milionë euro është vlera e këtyre projekteve të sapofituara të @Bashkia Shkodër

në thirrjen e hapur të @Ministria e Arsimit dhe Sportit .

Kjo është puna jonë që vijon teksa në proces janë investimet për rikonstruksionin e plotë të shkollës 9 vjeçare “Ndre Mjeda”, “Kolë Idromeno” dhe terrenet sportive në 3 shkolla, si edhe rikonstruksionin e plotë në shkollat profesionale ” Hamdi Bushati” e “Arben Broci” financuar nga @MEKI.

Vlera e këtyre investimeve për shkolla e kopshte i kalon 12 milionë euro, por i paçmuar është gëzimi e emocioni i mësuesve, nxënësve, prindërve e sigurisht i imi për këto punë të mira që po bëjmë bashkë për Shkodrën!